Rrëfehet gruaja: Burrin nuk po bën seks me mua, arsyeja penisi i vogël

Një grua 23-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” makthin që po e përjeton me burrin në shtrat.

Lifestyle

11/04/2019 13:31

Ajo ka thënë se burrin nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale me të, për shkak të penisit të tij të vogël, transmeton lajmi.net.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

“Burri im nuk dëshiron asnjëherë të kryejë marrëdhënie seksuale dhe mendoj se më në fund e kam kuptuar arsyen.

Ai mendon se ka penisin shumë të vogël dhe beson se, seksi, kësisoj, nuk do të jetë shumë zbavitës për mua.

Unë jam 23-vjeçare, ndërsa ai është 25. Ai është shumë i trembur dhe nuk ka pasur asnjë të dashur para se të më takonte mua.

Unë nuk kam pasur shumë burra në të kaluarën time, por kisha pak përvojë para se të takoheshim dhe kjo nuk është diçka për t’u shqetësuar.

Ai vazhdon të bëjë shaka rreth madhësisë dhe vazhdon të tallet me veten

Si mund t’i jap atij më shumë besim në mënyrë që të mund të argëtohemi së bashku në shtrat?”, ka përfunduar pyetjen kundrejt psikologes së The Sun. /Lajmi.net/