Rrahu gruan e më pas bashkë me dikë tjetër edhe dy persona të tjerë që erdhën të ndihmonin viktimën – Arrestohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë

Një person dje në Fushë Kosovë ka rrahur gruan e tij. I njëjti bashkë me një të dyshuar tjetër, ka sulmuar edhe një grua dhe një burrë që kanë ardhur t’i ndihmonin viktimës së dhunës në familje. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa dy të…

Lajme

20/09/2025 08:43

Një person dje në Fushë Kosovë ka rrahur gruan e tij.

I njëjti bashkë me një të dyshuar tjetër, ka sulmuar edhe një grua dhe një burrë që kanë ardhur t’i ndihmonin viktimës së dhunës në familje.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 19.09.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij, pastaj së bashku me të dyshuarin tjetër kanë sulmuar fizikisht edhe  viktimat; një femër dhe shoqëruesin e saj mashkull kosovar, të cilët kishin ardhur për t’i ndihmuar viktimës së dhunës në familje. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/