Rrahu babain, kunatën e dëmtoi veturën – Arrestohet pejani

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë. Polica e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave, babait dhe kunatës. Përpos kësaj, i njëjti ka dëmtuar edhe veturën, transmeton lajmi.net. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa pas intervistimit i dyshuari…

Lajme

05/12/2024 09:57

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë.

Polica e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave, babait dhe kunatës.

Përpos kësaj, i njëjti ka dëmtuar edhe veturën, transmeton lajmi.net.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/