Rrahmani: Vetëvendosje dhe Kurti ligjin ku lejohet ndërrimi i gjinisë do ta sjellin në Kuvend për votim më datë 30.06.2026
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti kanë njoftuar se ligjin ku lejohet ndërrimi i gjinisë do ta sjellin në Kuvend për votim në fund të qershorit. Rrahmani tha se në zgjedhjet e fundit ka parë shumë kandidatë për deputet në listën e Vetëvendosjes duke deklaruar në…
Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti kanë njoftuar se ligjin ku lejohet ndërrimi i gjinisë do ta sjellin në Kuvend për votim në fund të qershorit.
Rrahmani tha se në zgjedhjet e fundit ka parë shumë kandidatë për deputet në listën e Vetëvendosjes duke deklaruar në fushatë se Kurti nuk e bjen ligjin në fjalë.
“Sot të gjithë ata kanë para vetes agjendën legjislative të Albin Kurtit për vitin 2026, ku në dorën e tyre i kanë këto tre ligje me të cilat mashtruan votuesit e tyre dhe qytetarët e vendit”.
Reagimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria e Albin Kurtit kanë njoftuar se ligjin ku lejohet ndërrimi i gjinisë do ta sjellin në Kuvend për votim më datë 30.06.2026.
Në zgjedhjet e fundit kam parë shumë kandidatë për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje duke deklaruar në fushatë që Albin Kurti nuk e bjen ligjin për me ndërru gjininë, ligjin për me u martu burri me burr e gruja me grua, ligjin për me lind gratë pa burra.
Sot të gjithë ata kanë para vetes agjendën legjislative të Albin Kurtit për vitin 2026, ku në dorën e tyre i kanë këto tre ligje me të cilat mashtruan votuesit e tyre dhe qytetarët e vendit.
Secili që ka qenë në listë të VV-së e ka ditë që Albini nuk është tërhequr nga kjo agjendë. Ai asnjëherë nuk ka deklaruar se është tërhequr nga këto ligje.
Ambiciet e ulëta për interesa të ulëta i kanë detyruar këta njerëz me mashtru votuesit e tyre në fushatë, me premtimin që këto ligje nuk vijnë në Kuvend. Sot ata do të duhej të tregonin të vërtetën, a i mashtroi Albini këta deputetë apo këta deputetë mashtruan qytetarët?
Fatkeqësisht, në mbështetje publike ka pasur edhe shumë figura me ndikim, intelektualë, profesorë, akademikë, disa hoxhallarë e priftërinj që në mënyrë direkte apo indirekte kanë kërkuar mbështetje për Albin Kurtin. Mbështetje që do të thotë mbështetje për ligjet ku lejohet ndërrimi i gjinisë, martesat burrë me burr e grua me grua, ku lejohet që gratë të lindin pa burr e fëmijët mos me ditë kush e ka nënën e kush babën, pra le ta dijë secili që ka kërkuar votë për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, ka kërkuar votë për me u leju ndërrimi i gjinisë, martesat e të njëjtës gjini, lindja e fëmijëve pa babë.
Besoj që është e udhës që të gjithë këta, si figura publike me ndikim në shoqëri, t’u japin arsyetim qytetarëve, çfarë dobie ka lobimi i tyre për dikë që angazhohet për këtë agjendë, që sipas bindjes time është kundër Zotit, kundër familjes, kundër njeriut, kundër shoqërisë e kundër Kosovës./Lajmi.net/