Rrahmani me bashkëlojtarë të gatshëm për ndeshjen çerekfinale ndaj AC Milan

Skuadra e Napolit sot gjatë ditës ka mbajtur seancën stërvitore para ndeshjes së nesërme (e martë) ndaj AC Milanit në çerefinalen e UEFA Champions League. Faqja e klubit italian ka publikuar fotot në këtë seancë stërvitore të udhëhequr nga trajneri, Luciano Spalletti, shkruan Lajmi.net Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është i gatshëm për…

Sport

17/04/2023 14:41

Skuadra e Napolit sot gjatë ditës ka mbajtur seancën stërvitore para ndeshjes së nesërme (e martë) ndaj AC Milanit në çerefinalen e UEFA Champions League.

Faqja e klubit italian ka publikuar fotot në këtë seancë stërvitore të udhëhequr nga trajneri, Luciano Spalletti, shkruan Lajmi.net

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është i gatshëm për këtë duel, ashtu si dhe shokët e tij.

Në ndeshjen e nesërme, përkundër asaj të kaluarës, në vijën e sulmit Napoli e ka në dispozicion sulmuesin, Victor Osimhen.

Kujtojmë që ndeshja e parë në stadiumin “San Siro” kishte përfunduar me fitore të Milanit me rezultatin minimal 1 me 0./Lajmi.net/