Rrahmani ‘i prerë’: Ligji që lejon martesat mes gjinisë së njëjtë, nuk vjen në Kuvend këtë legjislaturë

Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendsoje, tha se në këtë legjislaturë Projekt- Kodi Civil nuk do të vijë në Kuvendin e Kosovës, sepse tha se nuk janë votat e nevojshme që të kalojë. Sipas tij ka shumë çështje të tjera që duhet çuar përpara, në vend të Projekt-Kodit Civil, transmeton lajmi.net. “Lëvizja Vetëvendosje Kodin Civil…

Lajme

29/11/2023 21:35

Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendsoje, tha se në këtë legjislaturë Projekt- Kodi Civil nuk do të vijë në Kuvendin e Kosovës, sepse tha se nuk janë votat e nevojshme që të kalojë.

Sipas tij ka shumë çështje të tjera që duhet çuar përpara, në vend të Projekt-Kodit Civil, transmeton lajmi.net.

“Lëvizja Vetëvendosje Kodin Civil nuk e ka votu legjislaturën e kaluar. Në kohën e qeverisjes Hoti nuk është votu prej Lëvizjes Vetëvendosje. Janë këta njerëz që nuk e kemi mbështet Kodin Civil. Mendoj që kemi shumë çështje të tjera që duhet me u diskutu dhe me ecë, kjo çështje nuk vjen më në këtë legjilaturë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse s’ka vota e mbështetje”, tha Rrahmani në T7.

“Nuk ka vota, s;ka qysh me ardhë në Kuvend”, tha ai për kalimin e Projekt-Kodit Civil.