Rrahmani: Do ta votoj çdo ligj që e konsideroj të dobishëm

Eman Rrahamani nga Lista për Familjen, thotë se në Kuvend do ta votojë çdo ligj që ai e konsideron të dobishëm për vendin dhe qyetarët. “E kemi deklaruar edhe publikisht, secili ligj që vjen në Kuvend, dhe është i dobishëm për vendin dhe qytetarët, natyrisht që do të gjej mbështetjen tonë, kurdo që jam prezent…

Lajme

14/10/2024 19:00

Eman Rrahamani nga Lista për Familjen, thotë se në Kuvend do ta votojë çdo ligj që ai e konsideron të dobishëm për vendin dhe qyetarët.

“E kemi deklaruar edhe publikisht, secili ligj që vjen në Kuvend, dhe është i dobishëm për vendin dhe qytetarët, natyrisht që do të gjej mbështetjen tonë, kurdo që jam prezent në Kuvend”.

Ish-deputeti i VV-së në Klankosova theksoi se nuk voton në bazë të pozicionit pozitë-opozitë brenda një subjekti.

“Nuk votoj në bazë të pozicionit pozitë-opozitë brenda një subjekti, çdo herë kam votuar dhe do të votoj ashtu siç e shoh se është e dobishme për vendin”.