Rrahman Rama bën homazhe te varret e dëshmorëve: Kemi humbur shokë në luftë, veprat e tyre bënë që lirinë ta gëzojmë edhe ne që s’e patëm fatin e tyre
Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka bërë homazhe te varret e dëshmorëve me rastin e Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kemi bërë homazhe te varret e dëshmorëve, për të përkujtuar dhe nderuar ata që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës”, njoftoi në Facebook kandidati i PDK-së…
Lajme
Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka bërë homazhe te varret e dëshmorëve me rastin e Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kemi bërë homazhe te varret e dëshmorëve, për të përkujtuar dhe nderuar ata që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës”, njoftoi në Facebook kandidati i PDK-së për deputet.
“Ne kemi humbur shokë në luftë të cilët na mungojnë, të tjerë shokë kanë humbur gjymtyrët në fushëbeteja, por veprat si këto bënë që lirinë ta gëzojmë ne që nuk e patëm fatin të binim në front si dhe gjithë qytetarët e Kosovës, për të cilët luftuam pandalë”, shtoi Rama.
“Lavdi e përjetshme u qoftë dëshmorëve, respekt i përhershëm u qoftë veteranëve!”, shkroi ai.