Rrahje tek Mensa e Studentëve në Prishtinë – Lëndohet një person, arrestohen tre

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, saktësisht tek Mensa e Studentëve. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana për lajmi.net ka thënë se tre persona janë shoqëruar në Polici. Një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa Policia po…

Lajme

11/12/2025 11:48

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, saktësisht tek Mensa e Studentëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana për lajmi.net ka thënë se tre persona janë shoqëruar në Polici.

Një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa Policia po vazhdon hetimet.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes  dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/