Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet një shtetas algjerian
Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën dyshimin se ka sulmuar fizkisht një shtetas të Turqisë. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën dhe u iniciua si “Sulm”, thuhet në njoftimin e policisë. “Fshati Magure, Lipjan 19.10.2026, 18:30. Është raportuar se në Qendrën e Azilit,…
Lajme
Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën dyshimin se ka sulmuar fizkisht një shtetas të Turqisë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën dhe u iniciua si “Sulm”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Fshati Magure, Lipjan 19.10.2026, 18:30. Është raportuar se në Qendrën e Azilit, i dyshuari mashkull shtetas algjerian, nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Turqisë me qëndrim të përkohshëm në këtë qendër. Viktima është dërguar në QKUK, Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.