Rrahje në Pejë, arrestohet një person, Policia në shtëpi ia gjen 3 pushka

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “sulm”. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën, më 9 qershor, rreth orës 14:10, pasi një qytetar njoftoi se një person po kërkonte ndihmë në rrugën “Ramiz Gjema” në Pejë. Njësitet policore kanë…

Lajme

10/06/2026 09:13

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “sulm”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën, më 9 qershor, rreth orës 14:10, pasi një qytetar njoftoi se një person po kërkonte ndihmë në rrugën “Ramiz Gjema” në Pejë.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën dhe të dyshuarin. Viktima ka deklaruar se kishte pasur mosmarrëveshje me të dyshuarin.

Gjatë intervistimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari ka pranuar se posedonte disa armë me leje të skaduar.

Pas kontrollit të kryer nga policia janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një pushkë BAIKAL TOZ-17-01;
  • Një pushkë BOLT RIFLE;
  • Një pushkë BRNO FOX II 22 HORNET;
  • Një karikator;
  • 250 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprat penale: ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘sulm’

Pejë, 10 qershor 2026

Stacioni Policor në Pejë, me datën 09.06.2026, rreth orës 14:10, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se njё person kёrkon ndihmё nё rrugёn ‘Ramiz Gjema’ në Pejë.

Policia menjёherё kanё dal ne vendngjarje, ku ёshtё takuar viktima se bashku me tё dyshuarin e rastit, nga viktima ёshtё deklaruar se kishin mosmarrёveshje me tё dyshuarin, pas pyetjes nga zyrtaret Policor se a posedon diçka ilegale, i dyshuari deklaron se ka disa armё me leje tё skaduar.

Pas kontrollit nga zyrtaret Policor janё gjetur dhe sekuestruar

· Njё (1) Pushkë BAIKAL TOZ-17-01

· Njё (1) Pushkë BOLT RIFLE

· Njё (1) Pushkë BRNO FOX II 22 HORNET

· Një(1) karikator

· Dyqind e pesёdhjetё (250) fishek tё kalibrave tё ndryshëm./lajmi.net/