Rrahje në një qendër tregtare në Ferizaj, përdoret edhe arma
Tre javë më parë Policia kishte njoftuar një rrahje mes dy grupeve në Ferizaj. Rrahja kishte ndodhur me 28 shtator rreth orës 22:00 në Ring Mall. Një konflikt verbal kishte eskaluar në rrahje fizike. Sipas Indeksonline, Valdrin Jakupi, Visar Asllani dhe Sadat Burrniku kishin sulmuar A.S, Q.B dhe A.A. Madje Jakupi kishte nxjerrë armën nga…

Lajme
Tre javë më parë Policia kishte njoftuar një rrahje mes dy grupeve në Ferizaj. Rrahja kishte ndodhur me 28 shtator rreth orës 22:00 në Ring Mall. Një konflikt verbal kishte eskaluar në rrahje fizike.
Sipas Indeksonline, Valdrin Jakupi, Visar Asllani dhe Sadat Burrniku kishin sulmuar A.S, Q.B dhe A.A.
Madje Jakupi kishte nxjerrë armën nga brezi dhe ua kishte drejtuar viktimave duke i kërcënuar me vrasje. Policia më pas e kishte sekuestruar armën me 4 fishekë.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për “Lëndim trupor”, Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi të armëve”.
Më poshtë pamjet: