Rrahje në një klub nate në Pejë, dy të plagosur /VIDEO

Mbrëmë në “Arthurs Club”, në Pejë, ka ndodhur një zënkë mes katër personave, ku dy prej tyre janë plagosur.

Lajme

29/07/2018 14:19

Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zyrtari për informim nga policia rajonale e Pejës, Driton Rugova. Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

“Ka ndodhë një rast në një lokal nate në qytetin e Pejës, gjatë një zënke janë plagosur dy persona. Të njejtit janë jashtë rrezikut për jetë -sipas ekipit mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë dalëpolicia, janë bastis disa lokacione, tre persona janë të dyshuar për këtë rast dhe ndodhen në arrati ende”, tha Rugova.

Tutje, Rugova thotë se tre të dyshuarit, të identifikuar nga policia janë në arrati.

Më pas janë konfiskuar edhe dy armë ndërsa rasti po cilësohet si “vrasje në tentativë”.

Në një video të siguruar nga lajmi.net shihet përleshja që ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

/Lajmi.net/

;