Rrahje në mes grupeve pas ndeshjes së futbollit, dy të lënduar

Dy grupe të rinjsh në Novo Bërd të Gjilanit pas një ndeshje futbolli janë rrahur në mes veti me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore-njëri lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lajme

25/10/2015 14:43

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar disa mjete të forta –shkopinj të drurit dhe metalit që dyshohet se janë përdorë në rast.

Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar i mitur në prezencën e prindit pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi se është i dyshuari i rastit. Me urdhër te prokurorit rasti vazhdon në procedure të rregullt.