Një rrahje masive mes shtatë personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zallq të Istogut.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Personat kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi.
Të përfshirët në përleshje janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit. /Lajmi.net/