Rrahje në Gjakovë, përdoret edhe thika – arrestohen gjashtë persona

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur të shtunën në një lokal në Gjakovë, ku dy prej tyre janë therur me thikë. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi” rreth orës 01:01. Si rezultat janë arrestuar gjatë persona ndërkaq rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”. “Raportohet për një rrahje në…

Lajme

30/03/2025 16:05

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur të shtunën në një lokal në Gjakovë, ku dy prej tyre janë therur me thikë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi” rreth orës 01:01.

Si rezultat janë arrestuar gjatë persona ndërkaq rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një lokal. Gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, ndërsa dy viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në QKUK pasi që, ishin therur me thikë”, ka njoftuar policia.