Rrahje mes vëllezërve për pronë në Obiliq, njëri përfundon i lënduar

Dy vëllezër janë arrestuar në Obiliq pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën, më 27 qershor, rreth orës 19:30. Policia njofton se pas konfliktit verbal, përplasja ka eskaluar në dhunë fizike, ku njëri nga vëllezërit ka…

Lajme

28/06/2026 09:29

Dy vëllezër janë arrestuar në Obiliq pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën, më 27 qershor, rreth orës 19:30.

Policia njofton se pas konfliktit verbal, përplasja ka eskaluar në dhunë fizike, ku njëri nga vëllezërit ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, e cila dyshohet se është përdorur gjatë rrahjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet. /Lajmi.net/