Rrahje mes vëllezërve në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili pas një mos marrëveshje ka rrahur dy vëllezërit e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Lajme

25/07/2016 14:02

Sipas njoftimit të policisë të lënduarave u është ofruar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar dy meshkuj K/Shqiptarë (vëllezërit tij)”, deklaron policia pa dhënë identitetin e tyre.

“Ai u ka shkaktuar lëndime trupore. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor”, përcjell lajmi.net.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./lajmi,net