Rrahje mes vajzave në “Për’puthen”, gazetarja shqiptare: Sa turp
Mbrëmjen e kaluar, në “Për’puthen” ndodhi një rast i pazakontë. Në debat e sipër, vajzat kalojnë edhe në dhunë me njëra-tjetrën, shkruan lajmi.net. Me këtë skenë, kanë reaguar edhe personazhe publike, mes tyre Aulona Musta, e cila i ka kushtuar një postim të veçantë incidentit. Gazetarja shprehet se kjo sjellje është e turpshme duke kritikuar…

ShowBiz
Mbrëmjen e kaluar, në “Për’puthen” ndodhi një rast i pazakontë.
Në debat e sipër, vajzat kalojnë edhe në dhunë me njëra-tjetrën, shkruan lajmi.net.
Me këtë skenë, kanë reaguar edhe personazhe publike, mes tyre Aulona Musta, e cila i ka kushtuar një postim të veçantë incidentit.
Gazetarja shprehet se kjo sjellje është e turpshme duke kritikuar ashpër dy vajzat.
“Sa turp! Sa turp! Sa tuuurp!! Dhe pastaj do kërkosh respekt dhe mirëkuptim nga partneri? Po kurrë nuk do ta arrish nëse nuk respekton veten dhe e trajton në mënyrën më të ulët e vulgare të mundshme. Si nuk dëgjova një herë të komunikojnë këto femra me argument, me qetësi, me respekt me njëra-tjetrën, por vetëm me ofendime, të shara, ulërima, me fjalorin dhe gjuhën më vulgare. Kjo është fytyra e injorancës dhe vulgaritetit! Ky nuk është një episode në nerva e sipër, kjo është sjellje e vazhdueshme, e përhershme, ky është i vetmi komunikim që këto vajza njohin. Femra të paedukuara! Turp!”, shkruan Aulona.
Ajo thekson se faji nuk është i emisionit, por nga këto vajza jemi të rrethuara dhe kjo është e dhimbshme./Lajmi.net/