Rrahje mes tre shtetasve të huaj në Prishtinë, policia ua sekuestron pasaportat
Një rrahje mes tre shtetasve të huaj është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 qershor 2026, rreth orës 04:15, në rrugën “Lidhja e Pejës”. Pas pranimit të informatës për një përleshje fizike, njësitet policore kanë dalë në…
Lajme
Një rrahje mes tre shtetasve të huaj është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 qershor 2026, rreth orës 04:15, në rrugën “Lidhja e Pejës”.
Pas pranimit të informatës për një përleshje fizike, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur dhe shoqëruar tre persona të dyshuar, shtetas të huaj, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në rrahje mes vete.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rast rrahje kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur dhe shoqëruar tre të dyshuar shtetas të huaj, të cilët ishin përfshirë në rrahje në mes vete”, thuhet në raportin policor.
Pas marrjes së trajtimit mjekësor, palët e përfshira janë intervistuar nga policia. Në konsultim me prokurorin, atyre u janë sekuestruar pasaportat për verifikimin e hyrje-daljeve dhe statusit të qëndrimit në Kosovë.
Më pas, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/