Rrahje mes gjashtë personave në Ferizaj, pesë të dyshuar dërgohen në mbajtje për vrasje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Ferizaj, është raportuar për një vrasje të rëndë në tentative. Pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes vete gjashtë persona, ku të dyshuar janë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas të huaj. Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK…

Lajme

12/08/2026 10:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Ferizaj, është raportuar për një vrasje të rëndë në tentative.

Pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes vete gjashtë persona, ku të dyshuar janë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas të huaj.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

“Ferizaj  11.08.2026 – 00:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes gjashtë personave, ku të dyshuar janë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj. Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Një kaçavidë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/