Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

Mbrëmjen e së dielës në Prishtinë disa të mitur janë rrahur mes vete, ku njëri prej tyre edhe ka kërkuar trajtim mjekësor. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, gjatë së hënës janë arrestuar dy të dyshuar të mitur dhe të njëjtët janë dërguar në mbajtje për 24 orë. Raporti i plotë i Policisë, pa…

Lajme

21/04/2026 09:29

Mbrëmjen e së dielës në Prishtinë disa të mitur janë rrahur mes vete, ku njëri prej tyre edhe ka kërkuar trajtim mjekësor.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, gjatë së hënës janë arrestuar dy të dyshuar të mitur dhe të njëjtët janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Lëndim i rëndë trupor

Prishtinë, 19.04.2026 – 20:22. Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave të mitur, ku një prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor. Më 20.04.2026 janë arrestuar dy të dyshuar, po ashtu të mitur dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.