Rrahje mes babait dhe djalit në Istog, njëri përfundon në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën pasdite në komunën e Istogut. Babë e bir janë arrestuar pasi që të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete. Të dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor…

Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën pasdite në komunën e Istogut.
Babë e bir janë arrestuar pasi që të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete.
Të dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, djali është ndaluar në mbajtje, ndërsa babai është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar dhe hetimet po vazhdojnë.