Rrahje e rëndë në Pejë, dy të mitur përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Pejës ka ndodhur një rrahje, me ç'rast dy persona janë lënduar rëndë.

Lajme

30/04/2019 20:14

Në qytetin e Pejës, sot në ora 17:18, ka ndodhur një rrahje e rëndë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë, ku për shkak të kësaj rrahje kanë marrë lëndime të rënda dy persona, njëri i moshës 17-vjeçare dhe një 18-vjeçar.

Përmes një njoftimi për medie, policia ka bërë të ditur se të dy viktimat kanë marrë lëndime të rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit nga mjete të mprehta, të cilat dyshohet se kanë qenë thikë.

Mirëpo, të dyshuarit e kësaj ngjarje ende janë në arrati dhe policia është në kërkim të tyre, raporton lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Policisë pa ndërhyrje:

Policia e Kosovës më datë 30.04.2019. rreth orës 17:18 ka pranuar informatën se në stacionin e autobusëve në Pejë është një rrahje.

Patrullat policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar dy viktima m/K/Sh të cilët menjëherë me auto ambulancë janë bartur ne urgjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Viktima të këtij rasti janë shtetasit E.H. viti i lindjes 2001 nga Peja, i cili sipas mjekut kujdestar ka pësuar plagë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me mjete të mprehta, dyshohet thikë.

I njëjti pas tretmanit mjekësor është i shtrirë në Repartin Kirurgjik dhe gjendja e tij sipas mjekëve për momentin është stabile.

Viktima tjetër është S.U. i lindur me 2002 i cili e ka një lëndim nga mjeti i fortë në koke, pas tretmanit mjekësor  është liruar nga spitali.

Hetuesit policor janë duke punuar intenzivisht në koordinim të plotë edhe me prokurorin e shtetit, për të identifikuar dhe arrestuar kryesit e mundshëm të këtij rasti. /Lajmi.net/