Rrahja në Ujmir, policia me detaje të reja: Tetë persona u përfshin në rrahje, gjashtë u arrestuan
Policia ka dhënë detaje të reja për rastin e rrahjes që ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës dje rreth orës 19:45. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të përfshirë në rrahje ishin tetë persona dhe prej tyre gjashtë janë arrestuar. “Tё dyshuarit janё dёrguar nga familjarët nё emergjencë pёr tretman mjekësor, ndёrsa…

Lajme
Policia ka dhënë detaje të reja për rastin e rrahjes që ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës dje rreth orës 19:45.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të përfshirë në rrahje ishin tetë persona dhe prej tyre gjashtë janë arrestuar.
“Tё dyshuarit janё dёrguar nga familjarët nё emergjencë pёr tretman mjekësor, ndёrsa dy nga tё dyshuarit fillimisht janё dёrguar nё spitalin rajonal ne Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё, pasi qё ishin tё lënduar nga mjeti i mprehtë (thikё)”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, gjashtё tё miturit janё ndaluar pёr 24 orё.