Rrahet një i mitur nga tre moshatarë të tij në Lipjan, Policia arreston sulmuesit

Policia raporton se dje ka ndodhur një rrahje mes disa personave në Lipjan. Në raport thuhet se tre të mitur kanë sulmuar fizikisht një të mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I mituri i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtjte, raporton lajmi.net. “Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 28.06.2024 –…

Lajme

29/06/2024 08:38

Policia raporton se dje ka ndodhur një rrahje mes disa personave në Lipjan.

Në raport thuhet se tre të mitur kanë sulmuar fizikisht një të mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

I mituri i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtjte, raporton lajmi.net.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 28.06.2024 – 10:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, nën dyshimin se të njëjtit, për motive të panjohura, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar– i mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.  Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24-orë.” /Lajmi.net/