Rrahen mes vete katër meshkuj në Ferizaj, njëri pëson lëndime të rënda trupore – Tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Një perleshje mes katër meshkujve ka ndodhur dje në mesditë në Ferizaj. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje. “Ferizaj / 14.06.2026 – 12:10.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë…

Lajme

15/06/2026 09:27

Një perleshje mes katër meshkujve ka ndodhur dje në mesditë në Ferizaj.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj / 14.06.2026 – 12:10.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur –rrahur mes vete katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore  dhe  është duke u trajtuar në QKUK. Tre të dyshuar janë  arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Lajmi.net/