Rrah babain dhe vëllain në Prishtinë, dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë gjatë periudhës nga 25 korriku deri më 28 korrik. Një person ka rrahur babain dhe vëllain e tij, shkruan lajmi.net. I dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. “Prishtinë 25-28.07.2026 – 19:25-07:10. I dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht babanë dhe…
Lajme
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë gjatë periudhës nga 25 korriku deri më 28 korrik.
Një person ka rrahur babain dhe vëllain e tij, shkruan lajmi.net.
I dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prishtinë 25-28.07.2026 – 19:25-07:10. I dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/