Rozeta Hajdari nënshkruan një vendim për produktet e naftës – nesër hyn në fuqi

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport. Në bazë të këtij vendimi vendoset marzha tregtare maksimale e lejuar, transemton lajmi.net. “Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar…

Lajme

16/12/2025 18:01

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport.

Në bazë të këtij vendimi vendoset marzha tregtare maksimale e lejuar, transemton lajmi.net.

“Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër; Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër.”, tha Hajdari ndër të tjera në postimin e saj.

Ky vendim hyn në fuqi nesër.

Postimi i plotë:

Sot, nënshkrova vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së drejtë në tregun vendor.
Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien.
Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim:
Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër;
Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër.
Përmes këtij vendimi të sotëm, që hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, parashihet mbikëqyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çdo herë, me punë e veprime të guximshme për të mbrojtur konsumatorët dhe për të promovuar konkurrencën e drejtë në tregun e Republikës së Kosovës./lajmi.net/