Rozana Radi: Nuk dua të shtirem në TV
Duket se kohëve të fundit Rozana Radi nuk po bëhet rehat, pas një postimi para disa ditësh, në të cilin ka theksuar se ‘po çmendet’ nga një çerdhe fëmijësh që e ka në hyrje të pallatit, tani shkruan për komentet e njerëzve në rrjete sociale, të cilat duket se po e nervozojnë këngëtaren e njohur

ShowBiz
Këngëtarja e njohur Rozana Radi, njihet në publik për natyrën e çiltër. Por, siç duket ajo duhet të përballet edhe me komente negative, për shkak se është vetvetja., transmeton, lajmi.net
E kjo këngëtaren e tekst shkruesen e njohur po e ‘nervozon’. “Po të lexosh komentet e njerëzve, nëpër shkrimet e personave publik, lebetitesh. Pse u dashka njeriu të shtiret në TV!? Nëse shtiresh të duan më shumë. Po ti thuash gjërat troç, lexon poshtë komente të papara. Mos mu bëni shenjtor se na lodhët”, ka shkruar Rozi në ‘Instagram’.