Rozana Radi flet rreth pjesëmarrjes në edicionin e radhës të festivalit ‘Kënga Magjike’
Rozana tregon se a do të marrë pjesë sërish në festivalin "Kënga Magjike".

ShowBiz
Rozana Radi njihet si një prej artisteve, e cila pothuajse rregullisht merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, së fundi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, të cilët nuk harruan ta pyesnin rreth pjesëmarrjes në festival.
Një prej tyre i shkraun “A do maresh pjes ne kenga magjike 2020”, ndërsa përgjigja e Rozit ishte “Se di…”.
Kujtojmë se festivali “Kënga Magjike” nuk do të mbahet në këtë vit, por a do ta shohim Rozana Radin si garuese vitin tjetër, kjo i mbetet kohës ta tregojë të vërtetën. /Lajmi.net/