Rovena Dilo jep një lajm të gëzueshëm (Foto)
Lokali Rovena në zonën e ish-Bllokut, nuk funksionon më që nga konflikti i pronës.

ShowBiz
Megjithatë Rovena nuk është thyer. E ftuar në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit ajo sot ka pranuar që, bashkë me të vëllanë, po hapin një lokal të ri në Rrugën e Elbasanit.
“Do të jetë një mjedis me dru e gurë, i ngrohtë, me lulishte e lodra për fëmijët”, ka thënë ajo.
Lokali, që nuk do të quhet më Rovena, është duke përfunduar dhe sipas këngëtares do të hapet brenda 2 javësh.
Ndërkohë, Rovena shprehu besimin që, pas ndryshimeve që janë bërë në Kushtetutë me reformën në drejtësi, do ta fitonte çështjen gjyqësore ndaj personave që i morën lokalin. “Shqipëria nuk mund të ekzistojë pa drejtësi”, tha ajo duke i dhënë pronës një peshë shumë të madhe e duke e klasifikuar respektimin e saj të barazvlefshëm me respektimin e njeriut.