Rossi kthehet në Serie A

Giuseppe Rossi ka njoftuar se do të kthehet në Serie A.

Sport

29/11/2017 07:08

Giuseppe Rossi ka vendosur të kthehet në Serie A.

Sulmuesi është futbollit i lirë pas largimit nga Fiorentina dhe huazimit të skaduar te Celta Vigo.

Por, ai ka paralajmëruar rikthimin në Kampionatin italian.

“Ndalesa e radhës, Serie A”, shkroi ai në një postim në Twitter, përcjell “lajmi.net”.

“Sky Sport Italia” ka njoftuar se Rossi do të nënshkruajë me skuadrën e Genoas. /Lajmi.net/