Roony për titullin e Premier Ligës: Më mirë Manchester City ta fitojë
Trajneri i Derby Country, Wayne Rooney ka dhënë mendimin e tij në lidhje se cili ekipi duhet të fitojë titullin e Premier Ligës.

Sport
Tashmë nuk kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në përfundim të sezonit në ligat evropiane.
Premier Liga aktualisht është njëra ndër ligat më interesante, pasi Manchester City është në vendin e parë, me vetëm një pikë më shumë se Liverpooli që gjenden në vendin e dytë.
Të dy ekipet po presin gabimet e njëri-tjetrit me synim që të shpallen kampion.
Në lidhje me titullin e Premier Ligës ka komentuar edhe Rooney.
Ai fillimisht ka thënë se nuk do të preferonte që asnjëra prej tyre të fitonte titullin, por nëse do duhet të zgjedh preferon ‘Citizens’ para ‘Reds’.
“Unë nuk do të preferoja asnjërën prej tyre. Por mendoj se Liverpooli kanë momentin e tyre, pasi mposhtën Cityn në gjysmëfinale të Kupës FA.
Shpresoj që jo – më mirë City ta fitojë atë”, tha Rooney për ‘Beanyman Sports’, përcjell lajmi.net.
Kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni në Premier Ligë, ndeshje këto mjaft interesante të cilat do të vendosin kampionin në Angli./Lajmi.net/