Rooney lavdëron PSG-n

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka lavdëruar paraqitjen e Paris Saint-Germain që eliminoi Chelsean nga Liga e Kampionëve, duke barazuar 2:2 në Stamford Bridge.

Sport

11/03/2015 23:57

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, është befasuar me paraqitjen e Paris Saint-Germain që eliminoi Chelsean nga Liga e Kampionëve, duke barazuar 2:2 në Stamford Bridge.

Skuadra franceze luajti më tepër se një pjesë të lojës, si dhe vazhdimet pa sulmuesin Zlatan Ibrahimovic të përjashtuar. Por, në fund u kualifikua tutje.

“Kjo është një prej paraqitjeve më të mira që kam parë me 10 futbollistë nga Paris Saint-Germain”, shkroi Rooney në Twitter.