Rooney e De Gea në La Ligë

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka thënë se ëndërron të sheh yjet si dyshja e Manchester Unitedit, Ëayne Rooney e David de Gea duke u transferuar në Spanjë.

Sport

17/11/2015 09:42

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka thënë se ëndërron të sheh yjet e Premierligës si dyshja e Manchester Unitedit, Wayne Rooney e David de Gea duke u transferuar në Spanjë.

“Do të më pëlqente të shoh Rooneyn duke luajtur në Spanjë”, deklaroi Tebas për të përditshmen sportive madrilene “AS”.

“Do të më pëlqente të shoh një ikonë të Premierligës duke luajtur në ligën tonë, por edhe të tjerë si Ribery”, shtoi ai, përcjell “Lajmi.net”.

“De Gea është një prej portierëve më të mirë në botë dhe uroj që të luajë në ligën tonë, pa marrë parasysh se me cilin klub”, u shpreh Tebas.