Rooney akuzon Schweinsteigerin
Wayne Rooney ka insistuar se nuk simuloi për të përjashtuar mesfushorin e Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger dhe insiston se gjermani mund ta lëndonte me ndërhyrjen e tij. Ylli gjerman u skuq në barazimin 1:1 në Old Trafford kur u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Rooneyt, ku xhirimet e përsëritura…
Sport
Wayne Rooney ka insistuar se nuk simuloi për të përjashtuar mesfushorin e Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger dhe insiston se gjermani mund ta lëndonte me ndërhyrjen e tij.
Ylli gjerman u skuq në barazimin 1:1 në Old Trafford kur u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Rooneyt, ku xhirimet e përsëritura sugjerojnë se ylli i Manchester Unitedit e ekzagjeroi me rrëzimin e tij.
Mirëpo, Rooney e mbron veten rreth incidentit dhe thotë se u mbrojt nga një lëndim i mundshëm.
“Ai mund të më lëndonte. Ai ndërhyri furishëm dhe gjyqtari e ndëshkoi, nuk ishte vendim i imi. Nuk jam munduar ta nxjerri nga loja”, deklaroi Rooney.
“Nuk dua të merrem më atë që ka thënë ai, por mendoj se ishte ndërhyrje e palejueshme. Jam munduar të ndali veten nga lëndimi dhe gjyqtari mori vendimin e tij. Ai është futbollist i mirë dhe pa dyshim mungesë për ta, pasi edhe Martinez do të jetë i suspenduar. Mirëpo, ata kanë ekip të mrekullueshëm dhe kanë opsione tjera që mund t’i shfrytëzojnë”, përfundoi Rooney.