Ronela thotë se është përmalluar për Kosovën

Ronelës po i mungon Kosova.

ShowBiz

15/04/2020 16:00

Këngëtarja Ronela Hajati këto ditë po qëndron e mbyllur në shtëpi, ashtu si gjithë qytetarët e tjerë, shkruan lajmi.net.

Ajo për momentin ka pezulluar planet që kishte rreth koncerteve dhe projekteve të reja, për shkak të përhapjes së pandemisë.

Artistja udhëtonte shumë shpesh në Kosovë, ndërsa tani thotë se po i mungon Kosova, pasi janë mbyllur kufijtë.

“M’ka marr malli per Kosove”, ishte mbishkrimi në postimin e fundit.

Për ndryshe, dy projektet e fundit muzikore nga Ronela Hajati janë “Gënjeshtar” dhe “Pare”, të cilat i publikoi njëherësh. /Lajmi.net/