Ronela mahnit me imazhet e reja në plazh, shfaqet tërësisht natyrale

Këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar imazhe nga plazhi, ku shfaqet tërësisht pa grim.

ShowBiz

23/09/2020 10:31

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ka vendosur t’ua hapë sytë ndjekësve të saj me një postim në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ajo në imazhet e publikuara shfaqet në bregdet dhe thotë se ka vendosur të ndajë fotografitë me fansat e saj pasi që po bie shi.

https://www.instagram.com/p/CFeLcmuFYWU/

Në fotografinë e shpërndarë në Instagram, ajo shihet e veshur me bikini të zeza një pjesëshe, kurse mbi to ka një këmishë ngjyrë rozë e plot shkëlqim.

Kujtojmë se këngëtarja dy projektet e fundit muzikore i ka publikuar në fillim të këtij viti që quhen “Gënjeshtar je X Pare”. /Lajmi.net/

YouTube player