Ronela Hajati lëndohet gjatë xhirimeve (FOTO)

Xhirimet e videoklipeve për Ronela Hajatin po rezultojnë një histori në vete.

ShowBiz

16/06/2016 19:16

Disa muaj më parë kur xhironte ‘A do si kjo’, Ronela krijoi lajm deri tek prestigjiozja britanike Daily Mail për panikun që shkaktoi duke u ngatërruar me një turmë pjesëtarësh të shtetit islamik.

E nëse banorët përkrah aksit Tiranë-Durrës do kenë këtë kujtim nga ‘A do si kjo’, Ronela projektin e rradhës do ta kujtoj për një tjetër gjë.

Ajo është lënduar pak tek mjekrra me një të çarë që i ka mbetur si shenjë kaluese.

‘Syri i keq’ duhet të ketë qenë shkaku për lëndimin e këngëtares që ka premtuar se nuk do ndalet me projekte këtë verë. Si një artiste e pavarur, presim më të mirën nga Ronela. /Prive