Ronela Hajati lë pa fjalë me veshjen në tapetin e kuq të “Eurovisionit”

Ronela Hajati do të përfaqësoj Shqipërinë në "Eurovision 2022" me 10 maj këtë të martë.

ShowBiz

08/05/2022 19:02

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, është prezantuar sot në ceremoninë hapëse të “Eurovisionit” në Turino të Italisë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e cila do ta përfaqësojë kombin me këngën “Sekret” në “Eurovision”, ka marrë vëmendje me pamjen e saj në tapetin e kuq të kësaj ceremonie, ndërsa ka qenë e shoqëruar nga balerinët dhe delegacioni.

Hajati më herët ka treguar se ka bashkëpunuar me stilistë nga Kosova dhe Shqipëria për veshjet e saj në “Eurovision”.

Ronela ka folur ditë më parë për bullizmin që i është bërë asaj mbi peshën.

Kujtojmë se “Eurovisioni” këtë vit mbahet më 10, 12 dhe 14 maj, ndërsa Shqipëria do të këndojë e para në natën e parë gjysmë finale./Lajmi.net/