Ronela bëhet nostalgjike për ditët e verës: Brenga më e madhe ishte nëse po pi shumë
Ronela Hajati thotë se po i mungon vera.

ShowBiz
Ronela Hajati me të ardhë vjeshta ka filluar që ta ndjejë mungesën e ditëve të verës, shkruan lajmi.net.
Artistja, së fundi është kthyer prapa në kohë duke publikuar një fotografi të shkrepur gjatë ditëve të verës.
“Më mungojnë këto ditë të verës, kur brenga më e madhe ishte: A po pi shumë?”, janë fjalët e Ronelës.
View this post on Instagram
Miss these summer days when my biggest worry was :” Am i drinking too much? “
Ndryshe, artistja ditë më parë është komentuar shumë lidhur me paraqitjen për “Halloween”, ku u shfaq tejet e frikshme me grimin që vendosi ta bëjë atë ditë.
Sa i përket projekteve muzikore, “Gënjeshtar dhe Pare” janë këngët e fundit nga Ronela, kurse fansat e saj presin me padurim që ajo të rikthehet me një tjetër projekt. /Lajmi.net/