Ronaldo tejet i zemëruar me bashkëlojtarët që nuk ia kanë pasuar topin

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo thuhet se ishte tejet i zemëruar me bashkëlojtarët që nuk ia kanë pasuar topin gjatë fitores ndaj Genoas.

Sport

12/04/2021 22:56

Portugezi është duke kaluar një ndër sezonet më të dobët në karrierë, meqenëse Juventus është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe është duke garuar për top katër, transmeton lajmi.net.

“Zonja e Vjetër” regjistroi fitore të rëndësishme ndaj Genoas të dielën, por Ronaldo dështoi të shënojë edhe pse zhvilloi 90 minuta të plotë.

Sipas gazetës italiane, Gazzetta dello Sport, Ronaldo ishte tejet i zemëruar me bashkëlojtarët që nuk ia kanë pasuar topin në disa raste.

36-vjeçari është parë duke argumentuar me portierin Wojciedh Szczesny gjatë ndeshjes dhe pastaj në fund të ndeshjes ka hedhur fanellën në fushë.

Këto raportime janë shqetësuese për të ardhmen e Ronaldos te Juventusi, ku ka shënuar 97 gola në vetëm 126 ndeshje./Lajmi.net/