Ronaldo shënon super gol ndaj Juventusit, shikojeni çfarë ka bërë Bale

Gareth Bale nuk e festoi golin e bukur të Cristiano Ronaldos kundër Juventusit.

Sport

04/04/2018 11:11

Gareth Bale nuk e festoi golin e Cristiano Ronaldos me gërshërë ndaj Juventusit.

Derisa komplet skuadra e Real Madridit u ngrit në këmbë për ta duartrokitur golin fantastik të portugezit, Bale nuk lëvizi fare në bankën e rezervistëve.

Bale nuk luajti në duelin ndaj Juventusit në Torino, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai nuk ishte as në gjendje t’i bashkohej festës së ekipit pas super golit të Ronaldos në fitoren 3:0. /Lajmi.net/