Ronaldo nuk respekton urdhërat te Juventus, theu karantinimin dhe iu bashkua kombëtares për ndeshje miqësore

Cristiano Ronaldo ishte lojtari që ngriti zërin te skuadra e Juventus, kundër karantinimit.

Sport

09/10/2020 20:06

Juventus vendosi të izolonte skuadrën në J Hotel, disa metra larg qendrës stërvitore La Continassa, por kjo nuk u përkrah nga të gjithë lojtarët.

Ishte Cristiano Ronaldo që sipas ‘Gazzetta dello Sport’ ngriti zërin dhe theu karantinimin, transmeton lajmi.net.

Lojtari ishte kundër mbylljes në hotel për disa ditë, pasi kjo do t’i humbte atij ndeshjen miqësore me Portugalinë.

Ronaldo  dhe Portgualia do të përballeshin me Spanjën.

Kësisoj, ai u largua nga hoteli, shkoi dhe bëri gjumin në shtëpinë e tij, me familjen e tij. Më pas, ai iu bashkua skuadrës kombëtare. /Lajmi.net/