Ronaldo: Nuk kam shkelur protokollin

Cristiano Ronaldo ka folur pas akuzave të shumta drejt tij.

Sport

16/10/2020 18:30

Ronaldo u kritikua se theu protokollin e caktuar për Covid-19, pasi ky i fundit rezultoi pozitiv me Covid-19.

Sot thuhej se autoritetet në Torino kanë nisur hetimet për disa lojtarë të Juves, ndër ta edhe ndaj Ronaldos.

Por, ky i fundit ka thënë se ai nuk ka shkelur asgjë nga protokolli kundër Covid-19.

“Familja ime është në një tjetër kat të shtëpisë, nuk mund të jemi në kontakt. Jam gjithmonë në shtëpi, tani jam në sauna, gjithashtu edhe ditët e kaluara. Jam duke respektuar protokollin. Nuk e kam shkelur, ashtu siç thuhej. Është gënjeshtër”, ka thënë Cristiano në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

“U ktheva nga Portugalia sepse skuadra dhe unë përmbushëm të gjitha procedurat. U ktheva në Itali me ambulancë dhe nuk kisha kontakt me asnjë. As në Torino”, shtoi portugezi.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo do të ngarkohet me ndonjë faj të mundshëm. /Lajmi.net/