Ronaldo: Nuk e kam pritur rekordin
Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e kishte pritur që do të arrijë rekordin e golave në Real Madrid.

Sport
Cristiano Ronaldo është i befasuar me veten që arriti ta barazojë Raulin në listën e golashënuesve më të mirë të Real Madridit. Ylli portugez ka arritur kuotën e 323 shënimeve me “Los Blancos”.
Por, ai nuk e ka pritur që të jetë këtu.
“Për mua është një nder që kam arritur këtë rekord. Nuk e kisha menduar asnjëherë se do bëhesha golashënuesi më i mirë i historisë së klubit më të mirë në botë dhe të thyej rekordin e shokut tim, Raulit dhe legjendës Alfredo di Stefano”, deklaroi ai.
“Kur e vesha për të parën herë bluzën e Real Madridit, asnjëherë se kisha menduar që do arrija deri këtu, por falë jush gjithçka ishte e arritshme dhe pa ju asgjë nuk do të arrihej. Faleminderit të gjithëve dhe Hala Madrid”, shtoi Ronaldo.