Ronaldo, një gol larg rekordit tjetër (FOTO)

Cristiano Ronaldo është afër që të bëhet golashënuesi më i mirë i Real Madridit edhe në Ligën e Kampionëve.

Sport

30/09/2015 18:00

Ronaldo deri më tani ka shënuar 80 gola në këtë kompeticion, ndërsa 65 prej tyre i ka arritur me fanelën e ‘Los Blancos’, vetëm një më pak se Raul që ka 66.

Portugezi mund t’a thyejë këtë rekord në ndeshjen ndaj Malmos, mirëpo edhe nëse nuk e arrin këtë ndaj suedezëve, do t’a bëjë shumë shpejt kundër ndonjë skuadre tjetër.