Ronaldo niset drejt tunelit pa përfunduar ndeshja – Ten Hag thotë se nesër do të flasë për këtë çështje
Cristiano Ronaldo u largua në drejtim të zhveshtores ende pa përfunduar ndeshja në mes të Manchester United – Tottenham. Lojtari, siç po i ndodh shpesh, nuk pati asnjë minut nga kjo përballje dhe ky mendohet të jetë shkaku kryesor i revoltimit të tij dhe i nisjes drejt tunelit. Gjithsesi, trajneri i “Djajve”, Erik Ten Hag,…
Sport
Cristiano Ronaldo u largua në drejtim të zhveshtores ende pa përfunduar ndeshja në mes të Manchester United – Tottenham.
Lojtari, siç po i ndodh shpesh, nuk pati asnjë minut nga kjo përballje dhe ky mendohet të jetë shkaku kryesor i revoltimit të tij dhe i nisjes drejt tunelit.
Gjithsesi, trajneri i “Djajve”, Erik Ten Hag, thotë se nesër do të bisedojë me portugezin në lidhje me këtë veprim, pasi sot janë duke e festuar fitoren ndaj Tottenhamit.
“Do të merrem nesër me këtë çështje. Sot po e festojmë këtë fitore (ndaj Tottenhamit)”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.
Siç dihet, raportet në mes të dyshes janë dukshëm të prishura kohëve të fundit.
Mbetet të shihet se si do të shpjegohet ky veprim i portugezit, ditëve në vijim. /Lajmi.net/