Ronaldo mungon në El Clasico?
Cristiano Ronaldo, Isco dhe Toni Kroos janë në rrezik të suspendohen me kartonë të verdhë, duke bërë që të mungojnë në El Clasicon kundër Barcelonës.

Sport
Cristiano Ronaldo, Isco dhe Toni Kroos duhet të kenë kujdes të veçantë nëse nuk dëshirojnë të rrezikojnë sikurse Marcelo në duelin Real Madrid – Sevilla, para takimit me Atletico Madridin.
Këta tre futbollistë kanë nga tre kartonë të verdhë, dhe në rast se ndëshkohen me një të ri në duelin e sotëm me Athletic Bilbaon, atëherë do të jenë vetëm një karton larg nga suspendimi.
E krejt kjo ndodh vetëm dy xhiro para takimit të shumëpritur me Barcelonën në Camp Nou më 22 mars, shkruan e përditshmja sportive “AS”.
Në pesë vizitat e fundit në San Mames të Bilbaos, Reali ka pësuar 18 ndëshkime me kartonë të verdhë, 3.6 për ndeshje.